Kronikë

Në Prizren kapen barna të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Prizren, dje në orët e pasdites, bashkë me inspektorë të AKPM-së, kanë bërë kontrolle në dy barnatore ku kanë konfiskuar barna pa banderola.

“Raportohet se NJHKEK, në bashkëpunim me inspektorët e AKPM-së, kanë kontrolluar lokalin-barnatoren pronë e të dyshuarës femër K-Shqiptare me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 650 euro”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Këto njësite, në orën 15:30, po ashtu në Prizren, kanë kontrolluar edhe një lokal barnatore, pronë e të dyshuarit mashkull, shqiptar i Kosovës.

“... me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 506 euro”, thotë Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar, kurse me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.