Kronikë

Vritet në mes të rrugës në Itali shtetasi shqiptar

Foto: Ilustrim

Një shtetas shqiptar, 49 vjeç, është vrarë mëngjesin e së martës në Terni të Italisë, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 49-vjeçari është qëlluar në bark teksa po ecte në qendër të qytetit. Si karabinierët, ashtu dhe policia kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, raporton Tch.

Disa persona që banojnë në zonë kanë deklaruar se kanë dëgjuar klithma përpara të shtënave. Rrjedhimisht nuk përjashtohet që të ketë pasur një zënkë mes viktimës dhe agresorit.

Shtetasi shqiptar ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua.