Kronikë

Brenda tre muajve, 1.161 vjedhje të rënda në Kosovë

Që nga muaji prill e deri në qershor të këtij viti në Kosovë janë shënuar 1.454 vjedhje. Nga kjo shifër, sipas Policisë së Kosovës, 1.161 janë regjistruar si vjedhje të rënda.

Megjithatë, Policia e Kosovës thekson se krahasuar me vitin e kaluar këtë vit ka 9 për qind vjedhje më pak, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se dukuria e vjedhjeve mbetet shqetësuese për policinë, sidomos në muajt e verës.

Ndonëse policia, sipas tij, po punon në vazhdimësi në identifikimin e kryerësve të këtyre veprave penale, ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga qytetarët lidhur me ofrimin e informacioneve që mund të çojnë në arrestimin e personave të dyshuar dhe reduktimin në vazhdimësi të rasteve të vjedhjeve.

Ditë më parë në rrugën “Afrim Zhitia”, lagjja “Kodra e Diellit”, familjes Nitaj nga Prishtina i është thyer banesa dhe i janë vjedhur gjëra me vlerë. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.