Kronikë

Pakot me drogë nga Shqipëria mbushin bregun italian

Descriptive Text

Disa pako plot me lëndë narkotike, marijuanë kanë mbushur bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi. Banorët e zonës janë befasuar kur në mëngjes janë përballur me këtë pamje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Mediat italiane, shkraujnë se hipoteza më e mundshme është se origjina e drogës që e ka nxjerrë deti në breg është nga Shqipëria, por po hetohet edhe nga vendet të tjera të Ballkanit. Sasia e nxjerrë në breg i kalon 100 kg, ndërkohë që dyshohet se destinacion ishte Abruzzo.

Policia ka nisur hetimet se si përfunduan këtu pakot me drogë, janë lënë qëllimisht, apo ndonjë anije apo skaf ka humbur rrugën ngarkesën në tentativë për ta trafikuar. Dyshohet se vlera e drogës i kalon 350 mijë euro.