Kronikë

I bien dyert e shtëpisë mbi trup, vdes në spital

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kravasari në Malishevë, ka ndodhur një incident i cili ka përfunduar me vdekje.

Në raportin policor thuhet se viktima mashkull derisa ishte duke punuar në dyert e oborrit të shtëpisë së tij, për shkaqe të panjohura dyert i kanë rënë mbi trup.

Viktima ka pësuar lëndimet trupore me ç’rast edhe është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Por megjithatë, viktima ka ndërruar jetë në spital nga lëndimet që ka marrë.

Lidhur e rastin është njoftuar edhe prokurori.