Kronikë

Arrestohet gjilanasi që rrahu gruan e tij

Dje në Gjilan është arrestuar një burrë pasi ka rrahur gruan e tij.

Në raportin policor thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, e ka sulmuar fizikisht atë, me ç’rast ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.