Kronikë

Ofendon policët që po i sekuestronin veturën që e kishte parkuar keq

Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, është raportuar për mospërfillje të urdhrave.

Në raportin policor thuhet se një i dyshuar ka ofenduar zyrtarët policor, pasi siç thuhet, ai ka parkuar keq veturën e tij në një vend, ndërsa policia po ia sekuestronte.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një shufër metalike, të cilën më pas ia kanë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.