Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen në Gjakovë

Sot rreth orës 18:55 në Gjakovë një person ka vrarë një tjetër e më pas edhe veten.

Koha.net ka mësuar se vrasja ka ndodhur në Jahoc të Gjakovës, ndërsa policia ka njoftuar se bëhet fjalë për personin me iniciale P.S 55 vjeçar, dhe K.M 45 vjeçar, të dy shqiptar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc të dy janë gjetur të vdekur.

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtënë me armë zjarri (pistoletë) në personin P. M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.