Kronikë

Në Gjakovë, një person vret një tjetër më pas veten

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një mosmarrëveshje mes vete në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se bëhet fjalë për dy meshkuj rreth të 50-ave.

Gjokaj ka treguar se vrasja ka ndodhur pas një zënke, me ç’rast njëri prej tyre e ka vrarë njërin e më pas ka bërë vetëvrasje.