Kronikë

Bën për spital gruan, arrestohet një burrë në Malishevë

Descriptive Text

Një burrë është arrestuar dje në Malishevë rreth orës 11:30 pasi ka rrahur gruan e tij, e cila ka marrë tretman mjekësor në QKUK, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia thotë se i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.