Kronikë

​ Të shtëna me armë në Shkodër, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në Shkodër, ku mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.

Të plagosurit janë identifikuar si Elona Çurku, Enrik Prenushi dhe Doni Lisi. Ata janë transportuar për në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.