Kronikë

Aksident me fatalitet në Ferizaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident që ka ndodhur të hënën në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se shtetasi i Norvegjisë derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

I njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra pasi ka mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.