Kronikë

Aksidenti që u evitua afër Sheshit “Nëna Tereze”

Në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë sot, pak para orës 13:00, ndodhi një aksident trafiku që për fat nuk u shndërrua në tragjedi.

Çdo gjë ndodhi kur një “Pick-up”, nga pakujdesia e shoferit që e kishte lënë në “ler”, automjeti u vu në lëvizje duke i vënë përpara tri femra që kishin vetëm edhe katër hapa për të arritur në sheshin “Nëna Tereze” në kryeqytet.

Vetura e vetënisur, i përplasi dy femrat në trotuar, ndërsa e treta mbeti e ngujuar nga automjeti që nuk ndalej së lëvizuri.

Aksidentin, që kush e di ç’pasoja mund të kishte pasur, e evituan shtatë ose tetë djem e burra që duke ia vënë duart veturës në lëvizje, larguan më të keqen.