Kronikë

Rrah policin për shkak të gjobitjes, arrestohet

Në Gjilan është arrestuar dje një burrë, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime trupore, për shkak të shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë pasi që i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik bashkëshortes së tij. Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit”.