Kronikë

20 të lënduar në aksidente trafiku në dy raste të ndara

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dje janë lënduar 20 persona në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur në Podujevë dhe Obiliq.

Në fshatin Batllavë dje rreth orës 19:45 janë lënduar 13 persona, pas një aksidenti ndërmjet një veture dhe një kombi, transmeton Koha.net.

Të lënduarit, që kanë pësuar lëndime të lehta trupore kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK, dhe më pas janë liruar.

Kurse aksidenti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Palaj në Obiliq, në të cilën kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

PK bën të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Lëndime kanë pësuar 7 persona, pasagjerë në vetura, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.