Kronikë

Grabitje me armë në një pompë benzine në Istog

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur të premten një shumë parash në një pompë benzine në Istog.

Ata janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.