Kronikë

Plaçkitje me maska në Podujevë, vidhet një shumë e madhe parash

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një shtëpi në Podujevë gjatë të premten pasmesnate dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës se përveç vjedhjes së parave, hajnat e maskuar kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur edhe stoli ari, telefona dhe një veturë me targa të Shqipërisë.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.