Kronikë

Rrah babanë në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka rrahur babanë e tij të mërkurën gjatë ditës.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje mes tij dhe babait.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.