Arrestohet dhëndri që rrahu vjehrrin, gruan dhe mikun Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet dhëndri që rrahu vjehrrin, gruan dhe mikun

05 korrik 2017 11:23

Të hënën në ora 19:30, Policia e Kosovës, Njësitet reaguese nga stacioni Policor i Gjilanit i janë përgjigjur një rasti për lëndim të lehtë trupor.

Policia raporton të ketë arrestuar të dyshuarin shqiptar, shtetas të Kosovës, pasi që i njëjti në shtëpinë e tij ka sulmuar fizikisht gruan e tij, babanë e gruas si dhe mikun (vëllanë e gruas).

“Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, gruaja dhe babai kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Emergjencë e Spitalit rajonal të Gjilanit”, raporton Policia, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti procedohet në PTH.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme