Kronikë

Lëndohet rëndë i mituri në një aksident në Viti

Polica e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur dje në Viti në ora 18:50.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti rrugor ka ardhur kur vetura Opel Vectra me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke qarkulluar në rr “28 Nëntori” në Viti, me të arritur në udhëkryqin që lidhet me rrugën “UÇK”, bën kyçje të pasigurt nga rruga dytësore në rrugën kryesore ku ndeshet me veturën VW Golf.

“Përveç dëmeve materiale në dy njësi, lëndime të rënda trupore pëson pasagjeri i veturës golf (i mitur 2015) i cili pas trajtimit mjekësor në QE në Gjilan, transferohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa lëndime të lehta trupore pësojnë vozitësi i veturës Golf dhe dy pasagjer të tjerë”, raporton Policia, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vozitësi i veturës Opel Vectra të ndalet për 48 orë, ndërsa rasti procedohet në Gjykatë.