Kronikë

Video të vjedhjes së radhës në Prishtinë

Blerta Hasani është viktima e radhës të cilës i është vjedhur kuleta në kryeqytet.

Ajo gjatë pasdites së martë ka qenë në një nga sallonet e bukurisë në Prishtinë, ku edhe ka ndodhur vjedhja.

Qytetarja për Koha.net ka bërë të ditur se ishte e bindur që kuletën e kishte pasur me vete dhe për këtë arsye kishte kërkuar që t’i shihte kamerat e sigurisë.

"U shtanga kur e pash se si ajo grua e futi dorën në çantën time. Krejt thjesht dhe pa turp e vodhi kuletën në të cilën, përveç letërnjoftimit dhe kartelave bankare i kisha edhe 200 euro kesh për të paguar shërbimin", ka deklaruar ajo.

Ne vendin e ngjarjes ka ardhur edhe policia për t’u marrë me rastin.

"Pasi i telefonuam, në vend të ngjarjes ka ardhur edhe policia por meqë nuk kishin qenë hetues, thanë se me rastin do të merren gjatë ditës së nesërme", ka shtuar ajo.


Video të vjedhjes së radhës në Prishtinë by kohanet