Tre policë të lënduar pas rrokullisjes me veturë zyrtare Foto: Ilustrim

Tre policë të lënduar pas rrokullisjes me veturë zyrtare

04 korrik 2017 10:51

Më datë 04.07.2017 në orën 09:35, në fshatin Doberdol ka ndodhur një vet aksident trafiku ku për pasojë tre persona (zyrtarë policorë), kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

“Tre personat të cilët kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, raporton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme