Rrokulliset me automjet derisa po barte drunj Foto: Ilustrim

Rrokulliset me automjet derisa po barte drunj

03 korrik 2017 10:23

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vatë, Kaçanik, është raportuar për një aksident me lëndime trupore.

Në raportin policor thuhet se një viktimë mashkull, derisa ishte në pyll duke bartur drunj me automjetin e tij, është rrokullisur me ç’rast edhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë përkatëse policor janë duke e hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme