Kronikë

Dy të vdekur në rrugën Fier – Lushnjë

Në orën 05:40 të ditës së sotme, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal një mjet tip “Renault”. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën dy shtetas.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të dy shtetasve të aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z., 54 vjeç, banues në lagjen "Myslym Shyri" të Tiranës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.