Kronikë

Në Gllogoc digjet një stallë e bagëtive

Në Gllogoc është djegur dje një stallë e bagëtive, që ka shkaktuar dëme materiale, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK gjithashtu thotë se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.

“Ankuesi, mashkull shqiptar, ka raportuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit janë djegur çatia dhe ushqimi i bagëtive me vlere te konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në komunikatë.