Kronikë

Arrestohet shqiptarja që posedonte substanca narkotike dhe municione ushtarake

Gjatë mbrëmjes së kaluar në pikën e kontrollit kufitar në Vermicë është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë.

Në raportit policor thuhet se ajo bashkë me një të dyshuar mashkull po ashtu shtetas i Shqipërisë, por që është arratisur, janë ndalur për një kontrollë në veturën e tyre.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë totale 2715 gram, si dhe një sasi e municionit ushtarak-në paketime të ndryshme në total-6857 fishek cal-7.62 mm.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.