Kronikë

“Kunati” prangos dy kultivues droge në Tiranë

Descriptive Text

Dy persona që kultivonin hashash në shtëpi u arrestuan në Tiranë, gjatë një operacioni antidrogë të koduar nga policia me emrin “Kunati”.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, bazuar edhe mbi informacionet paraprake, kontrolluan kopshtin e shtëpisë së 44-vjeçares, Bukurije Fejza, ku mes misrit gjetën të mbjella dhe bimët narkotike.

Së bashku me Fejzën, u arrestua edhe Ndriçim Kuka, 39 vjeç. Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën armë luftarake dhe 21 kilogramë hashash.