Kronikë

Ndalohet në Morin shtetasi i Kosovës, kërkohej nga Sllovenia

Një shtetas nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, pasi rezultoi se ishte “shpallur në kërkim ndërkombëtar” nga autoritetet sllovene.

Në pranga ka rënë Izet Zmajli, 46 vjeç, banues në fshatin Grehgovc, Kosovë, transmeton Shqip.

Autoritetet Gjyqësore Sllovene, datë 01.06.2017, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Slloven, i cili ka për të vuajtur dënimin 5 vjet, 5 muaj e 19 ditë burgim.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.