Kronikë

Vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit të kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, Sali Riza Gërqina.

Në pasditen e të martës u njoftua zyrtarisht se një person është hedhur në Drinin e Bardhë në afërsi të Urës së Fshejtë dhe më nuk ka arritur të dalë nga uji.

Tani Policia ka konfirmuar se informatat e parë tregojnë që personi në fjalë është kampioni i njohur Sali Gërqina.

“Informatat e para janë që personi është S.G. nga Gjakova i moshës 50-vjeçar. Të gjitha njësitet me ndihmën e qytetarëve vullnetarë janë duke vazhduar kërkimin, edhe pse tani pengesë e madhe është edhe errësira”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Koha.net.