Kronikë

9 të lënduar në ndeshjen veturë – traktor

Descriptive Text

Në fshatin Bresalc, Gjilan, dje, rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes një automobili dhe një traktori.

Për pasojë, njofton raporti nga Policia e Kosovës, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 9 persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe në QKUK, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.