Kronikë

Aksident te konviktet në kryeqytet, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Afrim Zhitia”, përkatësisht te konviktet, në kryeqytet.

Siç raporton KP, si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të rajonit të Prishtinës.