Kronikë

Vetëvritet polici jashtë qendrës së votimit në Korçë

Një efektiv policie i caktuar për të ruajtur një qendër votimi në Dishnicë të Korçës ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Inspektori Ameli Vila, 50-vjeçar nga Maliqi ishte caktuar në qendrën e votimit 3733 në një shkollë 9-vjeçare në Dishnicë.

sipas mediave në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur pasi gjatë një kontrolli nga patrulla e policisë, Vila nuk është gjetur në vendin e punës dhe pasi është rikthyer ka nxjerrë armën dhe është vetëqëlluar para kolegëve në oborrin e shkollës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.