Kronikë

13 vjet burgim për ish-policin Shefqet Kameraj që në Deçan vrau Ilmi Lufaj

Descriptive Text

Me 13 vjet burgim është dënuar ish-polici Shefqet Kameraj nga Deçani, për vrasjen e Ilmi Lufajt, që kishte ndodhur më 18 prill të vitit të kaluar, jo fort larg stacionit të policisë në Deçan.

“I akuzuari është shpallur fajtor, sepse me datë 18.04.2016, rreth orës 14.00, në sheshin “Mentor Tolaj” në Deçan, në cilësi të personit zyrtar, gjersa ishte në detyrën zyrtare rreshter policor në stacionin e Policisë në Deçan, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.L. nga fshati Strellc i Ulët, Komuna e Deçanit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata Themelore e Pejës.

Me rastin e marrjes së vendimit, është rikualifikuar vepra nga vrasje e rëndë në vrasje, nga neni 178 i Kodit Penal të Kosovës.