Kronikë

Vëllai i Donjeta Pajazitajt tenton të grushtojë të akuzuarin për vrasjen e të motrës

Në foto, Donjeta Pajazitaj

Shkëlqim Pajazitaj ka provuar të grushtojë të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Donjetës, pas përfundimit të seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë.

Policia e Kosovës e ka cilësuar tentimin për grushtim nga Shkëlqim Pajazitaj ndaj Naser Pajazitajt si “sulm”.

Sipas njoftimit zyrtar, Shkëlqim Pajazitaj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë deri në kompletimin e rastit, pasi që është e nevojshme të intervistohet edhe Naser Pajazitaj i cili gjendet në Burgun e Dubravës.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në Strellc të Deçanit në fund të vitit 2015, pak javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.