Kronikë

Ministri Demiraj bën bilancin: 5 tonë kanabis të sekuestruar në 1 muaj në Shqipëri

Me një status të shkurtër në faqen e tij në “Facebook”, Demiraj shprehet çdo efektiv policie që do të përfshihet në fushatë do të largohet nga detyra.

Ai nënvizon se nën drejtimin e tij janë sekuestruar mbi 5 tonë kanabis, si dhe me qindra e mijëra bimë narkotike të asgjësuara, shkruan Shqip.

“Vazhdon me sukses lufta pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale, – shkruan Demiraj në një status në “Fb”. – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatoje ligjin dhe misionin e saj kushtetues.

Mbështes fuqishëm punën e palodhur të efektivëve të ndershëm të policisë dhe i vendosur më shumë se kurrë për të pastruar radhët e saj nga ata që shkelin ligjin në çdo nivel”.