Kronikë

Arrestohet i dyshimti për tri vrasje e katër tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po kërkohej që nga viti 2004.

Kohavisioni merr vesh se i arrestuari dyshohet për tri vrasje dhe 4 tentim vrasje. I dyshuari po ashtu kishte urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ai është arrestuar nga njësia e veçantë për të kërkuarit që konsiderohen të rrezikshëm. Ai po fshihej në komunën e Shtimes.

Bëhet fjalë për personin me inicialet H.S i lindur më 1976.

Policia ka konfirmuar arrestimin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.