Kronikë

I konfirmohet dënimi me tre vjet burgim kosovarit që luftoi në Siri

Descriptive Text

Albert Berisha është dënuar me tri vjet burg nga Gjykata e Apelit, për pjesëmarrjen në luftën në Siri.

Berisha është dënuar për anëtarësi në organizatë terroriste.

Lajmin për dënimi e tij me tri vjet burgim e ka konfirmuar vet Berisha në Facebook, raporton Arta TV.

“Po, është e vërtetë që Gjykata e Apelit më ka konfirmuar dënimin e njëjtë pa asnjë provë me të njëjtat shkelje ligjore dhe me shkelje drastike të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në Facebook.

Berisha thotë do të dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme derisa të ketë drejtësi të plotë.

Image