Kronikë

Rrahje dhe të shtëna armësh në Obiliq

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Obiliq pasi janë rrahur mes vete dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.