Kronikë

Vdes personi që u aksidentua më 11 qershor në Vragoli të Fushë-Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka ndërruar jetë një person i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra pas aksidenti më 11 qershor në Vragoli të Fushë-Kosovës.

“Raportohet se me datën 19.06.2017 rreth orës 21:40 viktima mashkull k-Shqiptar i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.