Kronikë

Arrestohet një çift duke vjedhur në një banesë në Pejë

Gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Adem Jashari” në Pejë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Në raportin policor thuhet se një mashkull dhe një femër, janë zënë në flagrancë duke vjedhur në një banesë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht dhe ka goditur me sëpatë ata.

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.