Kronikë

Dy aksidente në Ferizaj

Descriptive Text

Gjatë pasdites së sotme kanë ndodhur dy aksidente të ndryshme në rajonin e Ferizajt, njëri është raportuar që ka ndodhur në Babush, ndërsa tjetri tek Hani i Elezit.

Koha.net ka siguruar disa fotografi nga dy aksidentet e ndara.

Aksidenti ku shihen se janë përfshirë një veturë dhe një kamion ka ndodhur në Babush, ndërkaq tjetri ku shihet një kamion më i madh, i cili mbase duket se ka rrëshqitur ka ndodhur në Han të Elezit.

Koha.net ka tentuar të kontaktoj me zëdhënës të policisë për rajonin e Ferizajt por nuk ka arritur të marrë informacione.

{gallery}