Kronikë

Një burrë sulmon një grua pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenel Salihu”, Prishtinë, dje në orën 12:46.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.