Kronikë

Nuk ua tregon dokumentet zyrtarëve, dërgohet në burg

Dje në Suharekë, në një pikë kontrolli , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Ai, sipas njoftimit nga Policia, pasi është ndaluar për shkak të kundërvajtjes në komunikacion me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, ka refuzuar që t’ua japë dokumentet për kontroll zyrtarëve policorë, duke tentuar që të largohet me veturë,transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.