Kronikë

Dështon tentativa për të trafikuar drogë, kapen në Durrës 200 kg kanabis

Descriptive Text

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Burime nga Porti i Durrësit flasin për një super aksion, në kuadër të të cilit janë kapur 207 kg cannabis sattiva. Të njëjtat burime saktësojnë se ky është rasti i dytë që tentohet kalimi i drogës nga ky port dhe që zbulohet nga autoritetet.

Bëhet me dije gjithashtu se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike, E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë

Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin Jetmir Muçalijaj ,pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.