Kronikë

12 persona të lënduar në aksidentin në Grashticë të Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se 12 persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur të hënën mbrëma në Grashticë të Prishtinës.

Në aksidentin për të cilin ka raportuar Koha.net, është përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një kamionetë me targa lokale që drejtohej nga viktima.

Në këtë aksident janë lënduar tetë meshkuj dhe katër femra dhe të njëjtit janë liruar pas tretmanit mjekësor.