Kronikë

Katër të lënduar nga një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lluzhan të Podujevës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 të ditës së sotme ku sipas Policisë në këtë aksident janë të përfshirë tri vetura, përcjell ksp.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në këtë aksident katër persona janë lënduar, ndërsa që të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.