Kronikë

Shqipëria vjet kaloi në Itali 41 tonë drogë

Shqiptarët janë padronët e Otrantos! Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur ekspertët e Antidrogës së vendit fqinj, të cilët janë jo vetëm njohësit më të mirë të trafikantëve të lëndëve narkotike, por madje edhe policia që ka vuajtur më shumë e më në Europë me këtë kontingjent kriminal.

Ata janë të vetëdijshëm, ashtu siç kanë qenë në gati dy dekada se mafia shqiptare e drogës e jo vetëm janë të lidhur fort me mafien dhe organizatat kriminale të vendit të tyre. Por ditën e djeshme kanë qenë mediat e tyre që kanë bërë me dije të dhëna nga një raport që lidhet me tonelatat e drogës që kanë dalë në vitin që lamë pas nga Adriatiku në drejtim të brigjeve të tyre.

Vlora dhe Durrësi janë dy pikat strategjike që ndjekin trafikantët për të kaluar kryesisht kanabisin në drejtim të Italisë e pastaj në drejtim të vendeve të tjera të Europës. Janë jo pak po mbi 41 ton drogë që ka kaluar nga vendi ynë vetëm për vitin 2016, ndërsa po kaq e madhe është sasia që është sekuestruar nga Policia e Italisë dhe e Shqipërisë edhe për muajt e parë të vitit 2017.

Detajet e dala nga raporti janë të pakta në fakt, paçka se tonelatat e kanabisit të ndaluara nga ana e policisë italiane janë vetëm ato që janë identifikuar ndërsa janë me dhjetarë tonelatat e tjera që janë kaluar nga ana e trafikantëve, ku jo pak herë është zhvilluar një betejë e vërtet mes palëve në det të hapur.

Raporti

Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin e saj për vitin 2016, ku vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Raporti vlerëson se, vitin e kaluar është vënë re një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë, apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Të dhënat e Antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Siç raportojnë mediat italiane, në raport vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Raporti vlerëson se, vitin e kaluar është vënë re një rritje e prej 41.6 tonë më shumë se një vit më parë, bën me dije policia e vendit fqinj. Sipas dokumentit, rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar, kur kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.

Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria, me gomone nga rajoni i Vlorës, apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit. Të dhënat e Antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Sipas raportit, ky rajon është në qendër të rrugëve kryesore të Mesdheut, në veçanti Ballkanit, ku është përqendruar kohët e fundit trafiku i marijuanës nga Shqipëria. Ai tregon po ashtu se Italia është ndër konsumatorët më të mëdhenj të marijuanës në Europë, duke u renditur pas Francës me rreth 19% të të rinjve nga mosha 19-34 vjeç. Shqiptarët zotërojnë ekskluzivisht itinerarin Ballkan-Itali, të trafikut të drogës, ose më konkretisht janë padronët e kanalit të Otrantos, vlerësohet në një tjetër raport të autoriteteve italiane.

Policia jonë po edhe ajo italiane shpesh kanë folur për bashkëpunim të fuqishëm mes palëve në fushën e trafikut të drogës, por jo pak herë është kërkuar ndërhyrja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të bërë të mundur bllokimin e trafikantëve dhe zbulimin e ekzistencës së një morie rastesh ku po përgatiteshin të lëvizeshin në drejtim të Italisë tonelata droge. Vetëm brenda pak ditëve në tri rrethe të ndryshme në vendin tonë u bë e mundur të sekuestrohen nëpër tunelet e vendit jo pak po mbi 20 ton drogë, e po aq edhe u kalua në dy ngarkesa dhe u bllokua nga policia italiane në portet e vendit të vet në shkurtin e këtij viti!

Raporti i ‘Freedom House’

“Çështja urgjente e krimit të organizuar u shfaq edhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Dy vjet e gjysmë pas goditjes që qeveria i bëri një prej zonave kryesore, tregtarët e kultivimit të drogës mbollën rreth 2.4 milionë fara kanabisi në të gjithë vendin, ndërsa trafiku i marijuanës përtej kufijve arriti në miliarda dollarë. Ekspertët vendas dhe përfaqësues të BE-së vlerësuan faktin, se përhapja e kanabisit do të ishte me pasoja për ekonominë e vendit, veçanërisht për bujqësinë, tregun e punës, stabilitetin social dhe kriminalizimin e ekonomisë”. Ky është një nga përfundimet që citohet në raportin e Freedom House për Shqipërinë për vitin 2017.

Raporti vlerëson se, Shqipëria përgjatë 2016-ës ka qenë në udhëkryq, e detyruar për të zgjedhur nëse do të vazhdonte trashëgiminë e korrupsionit dhe krimit të organizuar apo të bënte një kthesë radikale dhe të rikthente aspiratat e njerëzve për një shtet që do të arrijë standardet e BE. Më 22 korrik, pas 18 muajve punë intensive dhe negociatash politike, Parlamenti shqiptar kaloi me një votim unanim një numër ndryshimesh kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Ndryshimet dhe ligjet e dekretuara në pjesën e dytë të vitit, kanë për qëllim frenimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ndërhyrjeve politike në sistemin gjyqësor”.