Kronikë

Aksident në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, dy të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, afër ETC-së.

KosovaPress raporton se të lënduar janë dy persona, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga të cilat njëra është taksi.