Kronikë

Durrës, asgjësohen 172 bimë kanabis

Policia e Durrësit ka asgjësuar 172 rrënjë bimë narkotike kanabis në dy aksione të ndryshme, në fshatrat Shetaj të Durrësit dhe Mallkuç të Krujës.

Kryeplaku i fshatit Shetaj dhe dy inspektorë pyjorë, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre. Kështu në fshatin Shetaj, policia gjeti 40 rrënjë bime kanabis sativa, shkruan KP.

Ndërkaq në fshatin Mallkuç, policia zbuloi 132 fidanë të mbjellë në një zonë përroi. Në të dy rastet bimët u asgjësuan me djegie.