Kronikë

Shqiptari në Gjermani var veten në burg në ditën e divorcit

Një shqiptar i Kosovës i ka dhënë fund jetës në qeli, për shkak të divorcit.

Në një burg në Bielefeld të Gjermanisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës shqiptari u gjet i varur nga gardianët.

Ai ndodhej në qeli i akuzuar për vjedhje dhe plagosje dhe duhet të qëndronte pas hekurave deri në vitin 2019.

Drejtuesit e burgut thonë se ai kishte shfaqur shenja agresiviteti edhe ndaj stafit, por nuk kishte dhënë sinjale se mund të bënte një akt të tillë, transmeton Kosovapress.

41- vjeçari ishte varur me çarçaf, ndërkohë që dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rëndë psikologjike, pikërisht se në ditën e flijimit do të mbahej procesi gjyqësor që do e divorconte nga e shoqja.